Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin pavarësisht uljeve dhe ngritjeve.
Pas zënkave, debateve të njëpasnjëshme, ata së fundmi kanë bërë një bisedë së bashku.
Ndërkohë që ishin duke biseduar në oborr te shtëpisë, këngëtari e pyeti moderatoren nëse është e tij.
“Përse je kaq e mirë”, i është drejtuar Ejlli, Titos.
“Më ke bërë ti të mirë”, ka qenë më pas përgjigja e prezantueses.
“Je e mirë për mua?”, vijoi ai duke e pyetur tutje: “A je Kiara ime?”.
“Po”, tha ajo më tej.
Ata këto ditë kanë qenë të përfshirë në disa debate rreth këtij raporti, por që gjithnjë kanë gjetur mënyrën edhe për të shprehur dashurinë apo pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/