Personazhi i BBVA, Meriton Mjekiqi i ka dhënë një vlerësim lojës së Romeo Veshajt gjatë një bashkëbisedimi me Ilnisa Agollin dhe Gazmend Ujkashin.
Mjekiqi, i cili u bë një personazh mjaft i njohur brenda shtëpisë ka thënë se nuk e konsideron Romeon si një lojtar të fortë.
“Për mendimin tim, e kam thënë gjithmonë, nuk është lojtar i fortë. Ai [Romeo] është emocional, reagon, këtu duhesh me qenë i ftohtë”, i tha prezantuesi kosovar Ilnisës dhe Gazmendit.
Si Meritoni po ashtu edhe Romeo, janë dy personazhe që padyshim i kanë dhënë dinamikë këtij sezoni të Big Brother Vip Albania.
E gjatë kësaj bisede, ndërhyu edhe vetë Gazmendi duke komentuar lojën e komedianit shkodran Julian Deda dhe lojtarëve të tjerë aty brenda.
“Këtu brenda këta janë me psikozën e jashtme, por këtu kanë ndryshuar gjërat, edhe sot kanë lëvizuar total gjërat, sepse unë ia tunda themelet Julit që po e mban veten shumë lartë”, tha Gazmendi duke iu drejtuar Ilnisës.
“Ai [Juliani] është i terrorizuar nga unë. Nga unë ka shumë frikë, sepse unë ja di komplet lojën atij”, deklaroi mes tjerash ai. /Telegrafi/