Site icon Telegrafi

Meritoni krahason lojën e Romeos me të Donaldit – ia përmend historinë e dashurisë që krijoi brenda Big Brother

Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë debatin me njëri-tjetrin edhe gjatë ditës së sotme (e hënë).

Në një moment derisa po flisnin në oborr, prezantuesi nga Kosova e ka goditur Veshajn për historinë e dashurisë së vëllait të tij, Donaldit, që krijoi në Big Brother.

Ai i thotë se po kopjon të njëjtën lojë, por duket që nuk i shkoi plani siç duhet.

Foto: Screenshot/Instagram

Pjesë nga biseda e tyre:

Romeo: Është loja që ka bërë dhe Donaldi? E përmende prapë?

Meritoni: Jo, nuk ka lidhje.

Romeo: Je i madh o plako.

Meritoni: Nuk ka lidhje është lojë. Mënyra si është lidhur, mënyra si je lidh ti ka qenë ndryshe. Mënyra si është ndarë dhe u lidh me tjetrën, ti nuk mund ta bëje.

Romeo: Çfarë ke kjo puna, si është ndarë dhe është lidh me tjetrën?

Meritoni: U nda dhe u lidh me bashkëshorten që ka, është normale.

Romeo: Ç’të duhet ty? Ç’të duhet ty?

Meritoni: Ti u mundove ta bëje, nuk gjete. /Telegrafi/

 

Exit mobile version