Site icon Telegrafi

Meritoni i drejtohet Romeos: Po të merrem me ty, do të të bëjë të shkosh tek Dhoma e Rrëfimit – do kërkosh të dalësh vetë

Pas përjashtimit të Egla Cenos nga Big Brother, një debat i ashpër është zhvilluar mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit.

Prezantuesi i “Më lër të flas” e ka akuzuar Meritonin si faktorin kryesor për përjashtimin e aktores.

Kjo pasi përplasja e vazhdueshme e tyre bëri që Egla të dilte jashtë vetes e të bënte disa veprime që edhe nuk u toleruan.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata më pas kanë debatuar gjatë gjithë ditës, duke kaluar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

“Pasha Zotin se bona u merra me ty dy javë ditë, mos të bëja të shkosh vetë te Dhoma e Rrëfimit, do kërkosh vetë të dalësh. Po merrem ndërkohë”, iu drejtua Mjekiqi, Veshajt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Romeo Veshaj

Edhe pse në fillim ishin shumë miq të mirë, ata tani janë rikthyer në rivalë të njëri-tjetrit.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘gjuhen’ me fjalë, e shpesh edhe eskalojnë duke përmendur njerëz nga jashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version