Telegrafi

Meritoni dhe Ilnisa shijojnë lidhjen jashtë Big Brother – publikohet një moment mes tyre

Foto: Screenshot/Instagram

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një nga çiftet që u krijuan në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Ata po shijojnë romancëne dhe jashtë shtëpisë më të famshme, ku duket se po kalojnë mirë me njëri-tjetrin.

Pavarësisht distancës, ata po mundohen që të jenë së bashku në çdo moment.

Foto: Screenshot/Instagram

Kështu të paktën duket përmes rrjeteve sociale, ku gazetarja ka ndarë një çast romantik me fansat.

Të njëjtit shihet se janë në Shqipëri, ndërsa shfaqen nga makina duke mbajtur duart.

Kjo tregon se lidhja e tyre jashtë është bërë edhe më e fortë, ani pse pati aludime të ndryshme.

Theksojmë që sivjet në BBVA 3 fituese u shpall aktorja Egla Ceno. /Telegrafi/