Fenerbahce është duke fituar me rezultat 2-1 në derbin ndaj Besiktasit që po luhet në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Turqisë.
Pas vetëm 14 minutash lojë, Mesut Ozil kaloi Fenerin në epërsi, duke shënuar nga pika e bardhë.
Por, Besiktas i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Josef (25’).
Por, pas vetëm pesë minutash, Fenerbahce e riktheu epërsinë me anë të Mërgim Berishës që realizoi një gol të bukur.
Ky ishte goli i tretë i Berishës deri më tani në këtë edicion, derisa ka edhe një asistim. /Telegrafi/
https://twitter.com/FutbolTHizmet/status/1472607228733628419