Telegrafi

Mënyrat se si yjet botërore bëjnë para

Fama sjell lehtësira për të bërë para.

Të famshmit nuk i nxjerrin paratë vetëm nga puna e tyre e parë si ‘të famshëm’.

Ka edhe mënyra të tjera.

Kontratat e reklamës

Rreth 37 milionë euro vetëm në vitin 2014 arriti të fitonte Sofia Vergara, e cila është radhitur si artistja më me shumë fitime nga këto kontrata për 3 vite rresht.

Aplikacionet dhe rrjetet sociale

E dini sa ka fituar Kim Kardashian me aplikacionin e saj deri tani? 200 milionë dollarë. Por ajo sështë e vetmja. Edhe Selena Gomez, Justin Bieber, Jay Z e shumë të tjerë kanë investuar në kompani të mëdha teknologjike.

Parfumet dhe produktet e bukurisë

Kur je kaq i famshëm ja lejon vetes të krijosh linjën tënde të parfumit, të veshjeve dhe këpucëve. Britney, Mariah carey, Taylor Swift: Të gjitha kanë parfumin e tyre. Kurse Jennifer Lopez është mbretëresha e kësaj strategjie. Ajo ka tashmë 19 parfume.

Restorantet

Që nga Justin Timberlake deri tek Eva Longoria, ata të gjithë kanë një restorant në pronësi. Madje fakti që pas tij gjendet një i famshëm, e bën atë më fitimiprurës.

Licencat

Aerosmith kanë fituar nga loja Guitar Hero më shumë seç kanë fituar gjithë karrierën nga albumet.