Site icon Telegrafi

Menopauza nuk është fundi: Është gjetur mënyra se si t’u kthehet pëlleshmëria femrave të moshuara?

gettyimages

Shkencëtarët kanë marrë plazmën e pasuruar të gjakut dhe e kanë injektuar në vezoret e femrave te të cilat procesi i menopauzës tashmë ka filluar. Kanë konstatuar që pas procedurës cikli menstrual sërish është filluar

Shkencëtarët kanë publikuar që kanë zbuluar mënyrën se si të rifillojnë sërish ciklin menstrual.

Zbulimi menjëherë është shpallur si njëri ndër më të mëdhenjtë kohëve të fundit. Testet e para tregojnë që u ka shkuar për dore që “të rinojnë” vezoret me ndihmën e trajtimit të gjakut i cili përdoret për shërimin e plagëve.

Te shumica e femrave, duke përfshirë edhe një dyzetvjeçare, e cila para disa vjetësh ka hyrë në pauzë të hershme, cikli menstrual sërish është vendosur.

Hulumtimi të cilin e kanë bërë shkencëtarët nga Athina, është prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës së Mjekëve Evropianë të Riprodhimit dhe Embriologjisë, të mbajtur në Finlandë, shkruan The New Scientist, përcjell Telegrafi.

Shkencëtarët kanë marrë plazmën e pasuruar të gjakut, e cila nxit zhvillimin e indeve dhe kështu shpejton shërimin e eshtrave dhe muskujve të dëmtuar.

Këtë plazmë ua kanë injektuar në vezore femrave te të cilat procesi i menopauzës tashmë ka filluar dhe kanë konstatuar që pas procedurës cikli menstrual sërish është krijuar.

Nga ato cikle menstruale sërish shkencëtarët kanë arritur të mbledhin dhe të ngjizin qelizave vezore të cilat, shpresojnë mjekët, më vonë mund të implantohen në mitër.

Ky hap i fundit akoma nuk është verifikuar në praktikë.

Gjithashtu, gjetjet e paraqitura në një studim të botuar më 30 mars 2021, në revistën ‘Menopause’  mund të rikthejë ëndrrat e shuara të grava. Studiuesit administruan plazmë të pasur me trombocite dhe gonadotropina pranë folikulave ovariane për të rikthyer funksionin ovarian dhe menstruacionet tek gratë që kishin kaluar menopauzën e hershme.

Lexo po ashtu Metodë e re: Femrat të cilat kanë hyrë herët në menopauzë mund të mbeten shtatzënë

“Kjo mund të ofrojë një skenar tjetër trajtimi për gratë në menopauzë të hershme dhe ato të dështimit të afërt ovarian dhe t’u japë atyre një mundësi më të mirë për të mbetur shtatzënë duke përdorur vezët e tyre,” thotë Chao-Chin Hsu, MD, PhD, mjek në departamentin e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Spitalin Universitar Kombëtar të Tajvanit në Taipei. /Telegrafi/

 

Exit mobile version