Thiago Mendes është për momentin në Torino, ku po bisedon me drejtuesit e Juventusit për largimin e Cristiano Ronaldos.
Por nuk është vetëm kjo çështje temë e bisedimeve, pasi agjenti i famshëm i ka ofruar Juventusit një tjetër lojtar.
Natyrisht largimi i Cristiano Ronaldos nga gjiganti italian është tema kryesore, por Mendes i ka propozuar Zonjës së Vjetër afrimin e mesfushorit Ruben Neves.
Mesfushori portugez që është nën menaxhimin e Mendes dëshiron të largohet nga Wolverhampton për një klub më të madh.
Mendes është shumë i afërt me pronarët e klubit anglez dhe i ka ofruar Juventusit shkëmbimin kokë më kokë mes Neves dhe Ramseyt.
Vlerat e dy futbollistëve llogaritën të përafërta 30 milionë euro dhe ky shkëmbim mund të realizohet.
Natyrisht fokusi i Mendes dhe Juventusit është te Cristiano Ronaldo, por nuk përjashtohet mundësia që ky shkëmbim të bëhet realitet. /Telegrafi/