Yuto Nagatomo është larguar drejt Galatasarayt në Turqi, si huazim për gashtë muajt e mbetur.
Interi nga ky huazim do të fitojë 1 milion euro.
Të shumta ishin reagimet e tifozëve zikaltërve në rrjetet sociale, pasi Nagatomo luajti për 7 vite te Interi, por asnjëherë nuk ka arritur të bindë plotësisht.
Gjithsesi, menaxheri i japonezit e jep ‘lajmin e mirë’ se Nagatomo do të rikthehet sërish në Milano në verë, pasi bëhet fjalë për një huazim të thjeshtë.
“Kohët e fundit Naga nuk po gjente shumë hapësira te Interi, ndaj kërkuam një tjetër skuadër, ku të luajë më shumë, pasi kemi përpara botërorin dhe ai dëshiron të jetë me patjetër”.
“Galatasaray është një klub ambicioz, ashtu si vetë Nagatomo dhe synon titullin kampion”.
“Largimi nga Interi nuk është një lamtumirë, por thjesht një mirupafshim, pasi në verë do të rikthehet sërish te zikaltrit, për të parë se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Nagatomo. /Telegrafi/