Site icon Telegrafi

“Menarke” cilat janë simptomat që i paralajmërojnë vajzat për ciklin e parë menstrual? Shpjegon doktor Morina

Gjinekologu Memli Morina në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me shëndetin riprodhues të grave.

Në këtë episod është folur për ovulimin, cistat në vezore, kancerin e qafës së mitrës, menopauzën, etj.

Një pjesë e podcastit i është kushtuar edhe ciklit menstrual, ciklit të parë te vajzat.

“Cikli i parë menstrual në jetën e vajze quhet menarke dhe shfaqet në moshë jo fikse… Mirëpo, menarke është një dukuri që shfaqet gjithnjë e më herët… Vajzat sot kanë menstruacione në moshën në moshën 11 vjeç, 12, 13 vjeç, kurse më parë mund të jenë pasur 14,15, 16 vjeç”, tha ai.


Gjinekologu Morina tregoi se për simptomat që mund t’i kenë vajzat para se t’iu vijë cikli i parë.

“Para se të fillojnë gjakderdhjet fillojnë ndryshimet në trup, shfaqja e qimeve, zhvillimi i gjokseve, djersë e shtuar dhe erë ndryshe e trupit për shkak të ndryshimeve hormonale…”, tha ai.

Lexo po ashtu Planifikimi i një shtatzënie, doktori Memli Morina tregon se kur ndodh ovulimi te gratë dhe cilat janë simptomat?

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Episodin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

 

Exit mobile version