Telegrafi

Melinda me ‘freestyle’ thumbon Taynan dhe Rinën

Melinda, Rina, Tayna (Foto: Instagram/MelindaAdemi/BalajRina/Tayna)

Në vitet e fundit skena e hip-hopit shqiptar është plotësuar edhe nga repere femra, të cilat kanë publikuar disa këngë shumë të suksesshme, të cilat janë shndërruar në hite.

Këngëtaret më të në zë të këtij zhanri janë Rina Balaj, Tayna (Doruntina Shala) dhe Melinda Ademi, ndërsa ashtu siç ndodh rëndom në skenën e hip-hopit, nuk kanë munguar edhe ‘diss-et’ ndërmjet tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Gjatë të dielës, Melinda e ka publikuar një video në Instagram, ku interpreton një version-diss kundrejt dy kolegeve të përmendura.

Është një interpretim ‘freestyle’ që mban titullin “Teta Gjyli”, ndërsa publikimi në YouTube është shoqëruar edhe me tekst.

“AMI” është projekti më i fundit muzikor i Melindës që u lansua me videoklip në fund të muajit janar, ndërsa deri më tani është shikuar afro 1.5 milion herë në YouTube.

Rina më 20 shkurt e publikoi këngën “Ilegal”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj dhe brenda katër ditësh numëron 1.5 milion shikime.

Ndërsa, Tayna e lansoi videon muzikore të këngës “Ring Ring” më 16 shkurt, e cila është shikuar mbi 2.7 milionë shikime. /Telegrafi/