Tetë vjeçarja Mejra Nazifi nga qyteti i Gostivarit ishte mysafirja e radhës në emisionin TMkids.
Mejra shpalosi për ne botën e saj plot ëndrra dhe kreativitet.
Ajo tha se i pëlqenin fundjavat kur dedikonte kohë për veten e saj dhe motrën e vogël, me të cilën loznin por ndonjëherë edhe grindeshin për shkak të telefonit.
Mejrës i pëlqente komunikimi, ndaj ajo tha se kishte një eksperiencë të ngjajshme edhe në Youtube, ku përveç se shikonte video me vallëzim ishte dhe një Youtube-re e vogël.
Profesion për të ardhmen e shikonte baletin, me ç’rast si balerinë do të performonte nëpër skena të ndryshme artistike.
Ajo na tregoi dhe tre shtetet e saja të preferuara, që ishin Turqia, Franca dhe Gjermania, madje për secilën prej tyre kishte një arsye të bukur se përse do të donte ti vizitojë.
Me Mejrën folëm për shumëçka, e më tepër ju mund të zbuloni botën e saj plot kreativitet duke e ndjekur emisionin në linkun e poshtë vendosur.