Telegrafi

Megi Pojani shfaqet me gërsheta, thotë se për dy vite e kishte menduar këtë ndryshim

(Foto: Instagram/megipojani)

Megi Pojani vazhdon të pëlqehet gjithnjë e më shumë nga fansat e saj, teksa është aktive me postimin e fotografive që vënë në plan të parë dukjen e saj.

Bukuroshja ka bërë një ndryshim në dukjen e saj duke u shfaqur me gërsheta dhe fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale kanë marrë pëlqime të shumta.

“Dy vite i mendova t’i bëj, mos t’i bëj këto gërsheta. Është një kohë shumë e gjatë kur e mendon. Sa gjëra u bënë këto dy vjet”.

(Foto: Instagram/megipojani)

“Mund edhe t’i kisha bërë këto gërsheta. Sepse gërshetat nuk ishin kurrë problemi. Mbase mungesa e gërshetave ishte…”, është mbishkrimi i një fotografie të shpërndarë në IsntaStory.

Lexo po ashtu Prishet miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt, nuk ndiqen më në rrjete sociale

Kujtojmë që së fundmi, Megi ishte angazhuar si protagoniste në videoklipin e këngës së re të Don Xhonit.

(Foto: Instagram/megipojani)

“Katile” tashmë është shndërruar në hit dhjetë dit pas publikimit, teksa videoja muzikore ka kaluar shifrën prej 13 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Me pozat mbi shtrat me fustan që ia thekson figurën, Megi Pojani rikthehet për të joshur