Site icon Telegrafi

Megi Pojani dhe Getinjo improvizuan një flirtim: Bukuroshja vallëzonte me lëvizje tërheqëse, reperi e përcillte nga tavolina

(Foto: Instagram/megipojani)

Reperi nga Kosova, Getinjo, ka qenë njëri nga protagonistët në emisionin televiziv, ‘Shiko kush Luan’.

Krahas tij dhe mysafirëve të tjerë, ishte e pranishme edhe bukuroshja Megi Pojani, e cila u kujdes të tërhiqte vëmendje me lëvizjet e saj.

Duke qenë pjesë e skuadrave kundërshtare, nga dyshja u kërkua që të improvizonin një flirtim sikur të ishin në një klub nate.

Derisa Megi vallëzonte në mënyrë atraktive, Getinjo e përcillte nga tavolina duke mos iu afruar.

Lexo po ashtu Liridon Krasniqi heq fanellën gjatë vallëzimit atraktiv me balerinën dhe Megi Pojanin, futbollisti nuk i shpëton pyetjes rreth shoqes së Kardashian

Bukuroshja theksoi se nuk flirton asnjëherë, porse djemtë e ngacmojnë duke ndenjur. Ndërsa reperi tha që nuk është mësuar që ai t’u afrohet femrave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NhuDOprGH0w

Exit mobile version