Mediumi i njohur Goal.com ka përpiluar një formacion të kombinuar të finales së madhe të Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, ndërsa zgjidhjet e tyre kanë qenë jo pak befasuese, duke lënë jashtë emra të mëdhenj.
Finalja e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’ është pothuajse pranë nesh, me Spanjën dhe Anglinë që do të takohen në turneun vendimtar në Berlin të dielën mbrëma.
Mund të jetë një takim epik, një përplasje klasike stilesh, me kombëtaren La Roja që i ka argëtuar të gjithë me lojën e tyre të drejtpërdrejtë dhe dinamike, ndërsa Tre Luanët janë treguar jashtëzakonisht elastikë.
Të dyja skuadrat janë gjithashtu të mbushura me talente të klasit botëror, disa prej të cilëve me të vërtetë kanë arritur sukses në Gjermani, duke prodhuar momente të magjisë së pastër për të mbajtur gjallë shpresat e vendit të tyre për lavdi.
Por, cilët lojtarë do të garantonin përfshirjen në një formacion të kombinuar të finales?
Mediumi i njohur Goal.com ka bërë zgjedhjet e tyre dhe është detyruar të lërë jashtë disa emra seriozisht të mëdhenj.
Emri më i madh padyshim se është ai i Jude Bellingham, ndërsa vend në 11-she nuk ka pasur as për Declan Rice, Bukayo Saka, Dani Carvajal apo Marc Guehi.
Në formacion nuk mungojë yje si Lamine Yamal, Pedri dhe John Stones.
Formacioni i kombinuar: Jordan Pickford, Kyle Walker, John Stones, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Lamine Yamal, Dani Olmo, Nico Williams; Harry Kane;
/Telegrafi/