Site icon Telegrafi

Mediat turke publikojnë pagën vjetore të Avdijajt, për katër vite do të fitojë rreth dy milionë euro

Donis Avdijaj është prezantuar si futbollist i ri i gjigantit turk Trabzonspor.

Ylli kosovar ka nënshkruar një kontratë 1+3 vjeçare ku synon të rikthejë formën e tij të vjetër.

Avdijaj kishte më shumë se gjashtë muaj që ishte futbollist i lirë dhe tani ka gjetur strehim në Turqi.

E me tu zyrtarizuar si futbollist i Trabzonspor, mediat turke i kanë publikuar edhe pagën futbollistit kosovar.

22-vjeçari në vitin e tij të parë në Trabzonspor do të paguhet 22 mijë euro në muaj apo 274 mijë euro në vit.

Në vitin e tij të dytë Avdijaj do të ketë pagë mujore prej 31 mijë eurove në muaj, apo 375 mijë eurove në vit.

Ndërkohë në dy vitet e fundit të kontratës, sulmuesi kosovar do të ketë një pagë mujore prej 41 mijë eurove ndërsa në vit do të paguhet 500 mijë euro.

Në katër vite qëndrim te Trabzonspor, Avdijaj do të fitojë 1.7 milion euro, por që me bonuse paga e tij në katër vite pritet ta kalojë dy milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version