Site icon Telegrafi

Mediat portugeze bëjnë të ditur skuadrën e re të Joao Marios

Raportet në Portugali raportojnë se Interi kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 40 milionë euro për futbollistin e Sporting Lisbonas, Joao Mario.

Nerazzurrët janë lidhur shumë me mesfushorin, i cili fitoi Euro 2016 me Portugalinë këtë verë.

Sipas medies portugeze Record, një marrëveshje është rënë dakord ndërmjet klubeve me vlerë 40 milionë euro, me vetëm detajet e fundit që kanë mbetur për tu arritur.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Joao Mario pritet të bëhet nënshkrimi i parë i madh i epokës Suning, pasi konsorciumi kinez mori klubin.

Ndërsa, është transferimi i tretë për këtë afat kalimtar, pasi më parë janë siguruar shërbimet e Ever Banegas, Caner Erkin dhe Cristian Ansaldit. /Telegrafi/

Exit mobile version