Telegrafi

Medel arrin marrëveshje me Besiktasin

E ardhmja e Gary Medel thuhet se do të jetë në Turqi, pasi sipas mediave italiane lojtari ka rënë dakord për kushtet personale me Besiktasin, por Interi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë.

Reprezentuesi kilian ka mbushur 30 vjet të enjten e kësaj jave dhe kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2018.

Lexo po ashtu “Medel na pëlqen shumë, por e ka pagën e lartë”

Ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Luciano Spalletti dhe ka qenë i lidhur me një sërë klubesh, përfshirë DC United, Boca Juniors dhe Tigres.

Sipas Sky Sport Italia, Medel ka bërë hapa para për t’u bashkuar me Besiktasin dhe thuhet se ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale.

Megjithatë, klubi turk nuk ka bërë ende një propozim zyrtar për Interin, por ditëve në vijim pritet të ketë të reja nga ky aks. /Telegrafi/