Telegrafi

McManaman: Klopp do të zgjedhë Bayern Munichun para Real Madridit dhe Barcelonës

Legjenda e Liverpoolit, Steve McManaman beson se Jurgen Klopp do të tundohet të bashkohet me Bayern Munich para një bashkimi me Real Madridin ose Barcelonën.

Gjermani është kontraktuar në Anfield deri në vitin 2024, por ekziston mundësia që ai të largohet nga klubi pasi të skadojë kontrata.

Dhe McManaman mendon se 50-vjeçari do të zgjidhte Bayernin para gjigantëve spanjoll të Real Madridit ose Barcelonës.

“Unë mendoj se ai me të vërtetë e adhuron Liverpoolin dhe Ligën Premier”, ka thënë fillimisht McManaman për Daily Star.

“Por, ju mund ta shihni atë të kthehej në Gjermani dhe të menaxhonte Bayern Munichun”.

“Mënyra e funksionimit të këtij klubi – dhe mënyra se si trajtohen menaxherët gjermanë atje – nuk do ta përjashtonit”.

“Tani, së bashku me lojtarët më me përvojë, ata kanë marrë një mori të rinjsh që janë të uritur”.

“Nuk jam i sigurt që Klopp ka ndonjë dëshirë për të menaxhuar Real Madridin ose Barcelonën dhe nuk shoh atë të shkoj në La Liga”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/