Telegrafi

McManaman: Haaland pëlqen Real Madridin, Liverpooli nuk mund ta nënshkruaj

E ardhmja e Erling Haaland është një nga gjërat më të përfolura në futbollin evropian kohët e fundit. Të gjithë po flasin për sulmuesin e Borussia Dortmundit dhe po spekulojnë për lëvizjen e tij të radhës.

Norvegjezi pritet të largohet nga klubi gjerman verën e ardhshme, me një klauzolë në kontratën e tij duke u bërë aktive që do ta lejojë atë të largohet nëse përmbushet një klauzolë lirimi.

“Sigurisht që do të jetë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur lojtarët tanë më të mirë”, ka thënë drejtori i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Lexo po ashtu Gara midis pesë ‘makinave të golave’ në vitit 2021 – Kush do ta fitojë Këpucën e Artë?

Ish-lojtari i Real Madridit, Steve McManaman ka thënë fjalën e tij edhe për të ardhmen e Haalandit, dhe ai shpreson se Los Blancos pëlqehen nga norvegjezi.

“A mendoj se Liverpool do të jetë në luftë për ta nënshkruar verën e ardhshme? Jo”, ka thënë fillimisht McManaman për horseracing.net.

“Unë me të vërtetë mendoj se ai do të shkojë në Real Madrid dhe lojtarit personalisht i pëlqen ideja e klubit, stili i jetesës dhe gjithçka që vjen me të luajturit për ta”.

Lexo po ashtu Christian Vieri i tregon Antonio Cassanos: Haaland do të shkojë 100 për qind te Real Madridi

“Nuk mendoj se çmimi është arsyeja pse Liverpool nuk do ta nënshkruajë atë. Janë të gjitha variablat e tjerë të nënshkrimit me një lojtar të kalibrit të tij. Ai do të kishte një pagë të madhe dhe të gjithë lojtarët e tjerë do të donin të njëjtën gjë”.

“Mino Raiola gjithashtu do të donte shumë para për veten, dhe unë nuk mendoj se Liverpooli dëshiron të përfshihet në këtë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/