Site icon Telegrafi

McLaren 675LT, për 2.9 sekonda arrin shpejtësinë 0-100 km/h (Foto)

Revista zvicerane Automobile Revue ka publikuar fotografitë dhe detajet e McLaren 675LT. Ky model ngjan me F1 GTR Long Tail nga viti 1997.

Ka motor 3.8 l twin-turbo V8 që zhvillon 675 KF dhe moment rrotullimi prej 700 Nm, njofton Telegrafi.

Përveçse është më i fuqishëm se 650S Coupe, McLaren 675LT është edhe për 100 kilogramë më i lehtë (gjegjësisht peshon 1.230 kg).

Shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 2.9 sekonda, derisa atë nga 0-200 km/h e arrin për 7.9 sekonda.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 330 km/h.

Prezantimi zyrtar i McLaren 675LT do të bëhet nesër (3 mars) në Panairin e automjeteve në Gjenevë. /Telegrafi/

Exit mobile version