Site icon Telegrafi

McKennie ka disa oferta, Juventusi gati ta shesë

Juventusi është gati të shesë amerikanin, Weston McKennie, ku disa klube dhe mundësi janë hapur për të.

Ish-lojtari i Schalkes ka shumë opsione në tryezë, duke përfshirë një rikthim në Gjermani. Sipas ESPN, Borussia Dortmund është në bisedime me rrethin e lojtarit.

Kohët e fundit, Tuttosport e lidhi McKennie me një lëvizje te Milani në një marrëveshje shkëmbimi për mbrojtësin kuqezi, Pierre Kalulu.

Sipas raportit, Milani po ‘konsideron’ ofertën e Zonjës së Vjetër.

McKennie i kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Leeds United, por skuadra angleze nuk përdori opsionin e tyre prej 34.5 milionë euro për të blerë pas rënies nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Futbollistët e padëshiruar të Juves ngarkojnë me 68 milionë euro buxhetin

Amerikani ka shënuar 13 gola në 96 paraqitje me Zonjën e Vjetër dhe kontrata e tij në Allianz Stadium skadon në qershor 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version