Telegrafi

Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për finalen e BBVA 2, fituesi prin me diferencë ‘të frikshme’ votash nga finalistët e tjerë

Finalistët e Big Brother VIP Albania 2 (Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Sonte (e shtunë) mbahet finalja e madhe e programit shumë të ndjekur në trojet shqiptare, Big Brother VIP Albania 2.

Plot katër janë finalistët e këtij edicioni: Këngëtari Luiz Ejlli, artistja e makijazhit Efi Dhedhes, moderatorja Deamishel Hoxha dhe modeli Kristi Aliaj (Dragot).

Telegrafi gjatë javës së fundit të spektaklit ka hapur një sondazh online, ku ka pyetur lexuesit se kush sipas tyre do ta fitojë BBVA 2?

Lexo po ashtu Kiara thotë se do të kryejë marrëdhënie intime sonte me Luizin pas dasmës në finalen e Big Brother VIP Albania

Afro 15 mijë votues kanë dhënë opinionin e tyre për fituesin, ku edhe siç mund të pritej i pari në renditje është konkurrenti i cilësuar senzacion i këtij edicioni, këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

Luiz Ejlli (Foto: Luiz Ejlli/Instagram)

Ai prin me 80 për qind të votave, pasuar nga artistja e makijazhit Efi Dhedhes e cila rezulton e dyta me 13 për qind.

E treta në renditja është moderatorja e “E Diell”, Deamishel Hoxha, e cila nga lexuesit e Telegrafit në sondazhin e madh ka marrë vetëm katër për qind të votave dhe i fundit që mbyll listën është modeli Kristi Aliaj me vetëm tre për qind.

♦Ky sondazh është i realizuar nga Telegrafi.com për të parë parashikimet e lexuesve dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit, nga i cili zgjidhet fituesi.