Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë: City po e nënshtron Chelsean në Stamford Bridge

Manchester City është duke fituar 3-0 në udhëtim te Chelsea në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Pas 18-të minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Ilkay Gudoganit që pranoi një asistim të bukur nga Phil Foden.

Tre minuta më vonë, anglezi u fut në listën e realizatorëve, duke e zënë në befasi Eduard Mendyn.

Kevin de Bruyne po ashtu shfrytëzoi një vrapim të mrekullueshëm të Raheem Sterlingut që nuk arriti të shënonte, e belgu nuk gaboi në minutën e 34-të.

Duket se kjo ndeshje ka përfunduar për Chelsea, edhe pse janë edhe 45 minuta, mirëpo duken disi si të humbur në fushë.

Në rast se skuadra londineze pëson sonte humbje, atëherë për Frank Lampardin mund të jetë dhe një lamtumirë nga banka rezervë e bluve. /Telegrafi/