Telegrafi

Mbyllet derbi spektakolar mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt – katër gola, por pa fitues

Foto: Premier League/Twitter

Ka përfunduar derbi në mes të Liverpoolit dhe Manchester Cityt me rezultat 2-2 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

The Reds e kishin iniciativën në filli, duke krijuar disa raste me anë të James Milner e Jordan Henderson, por që nuk ishte aty askush që t’i konkretizonte.

Më pas, Citizens rrezikuan me anë të Jack Grealish, por që arriti të fitonte vetëm një goditje nga këndi në minutën e 15-të.

Ishte minuta e 21-të, kur Phil Foden lëshoi një mundësi të artë, pasi Alisson Becker arriti të ndalte goditjen e tij brenda zonës.

City vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, derisa talenti Foden (33’), kërkoi penallti për rrëzim nga Milner, edhe pse ishte jashtë zone, por që gjyqtari heshti.

Anësori sërish ishte në skenë, duke harkuar për Kevin de Bruynen, por ky i fundit dështoi të shënonte me kokë, me topin që përfundoi mbi portë.

Mysafirët vazhduan me presion të lartë në minutat e mbetur, por pa ndonjë rrezik për portën e Alissonit.

45 minutat e dytë tregua se për Liverpooli dhe Manchester CIty janë dy skuadrat më të mira aktualisht në Ligën Premier.

Ishte minuta e 59-të kur The Reds kaluan në epërsi me anë të Sadio Manes, që u asistua nga Mohamed Salah.

Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi City i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur prej Phil Foden që u asistua nga Gabriel Jesus.

Mirëpo, një gol edhe më spektakolar e shënoi Mohamed Salah (76’), që kaloi tërë mbrojtjen e Citizens, për ta rikthyer epërsinë në 2-1.

Kur Liverpooli mendoi se do merrte frymë më lirshëm, Kevin de Bruyne shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 81-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Pas javës së shtatë, Liverpooli është në vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se Chelsea që është lider, derisa Manchester City është në të tretin me 14 sosh.

Në xhiron e tetë, The Reds do të përballen me Watfordin, e Citizens do kenë punë me Burnleyn. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore