Telegrafi

Mbyllet derbi mes Galatasaryt dhe Fenerbahces pa gola, por me 11 kartonë të verdhë

Foto: Galatasaray/Twitter

Galatasaray dhe Fenerbahce i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në Superligën e Turqisë, pasi takimi përfundoi 0-0.

Vendasit e filluan mjaftë mirë ndeshjen duke rrezikuar me anë të Radamel Falcaos e Feghoulit, mirëpo goditjet e tyre ishin të pasakta.

Fenerbahce filloi ta merrte vetën në minutat në vazhdim duke krijuar më shumë hapësira përpara portës së Galatasarayt.

Për një moment ndeshje në stadiumin Türk Telekom u ndërpre, shkaku që tifozët e skuadrës vendase arritën të hidhnin mjetet piroteknike brenda fushës.

Më pas gjyqtari Palabiyik bëri me shenjë që ndeshja të vazhdohej dhe dy skuadrat tentonin të kalonin përpara.

Skuadra në pjesën e dytë kishin lojë edhe më të hapur dhe luanin më ashpër, gjë që pasuan kartonët e verdhë me radhë të gjatë.

Zëvendësimet u kryen nga të dyja anët, mirëpo rezultati edhe më tutje nuk u ndryshuar dhe në fund që të dy skuadrat u pajtuan me nga një pikë.

Kujtojmë se në këtë derbi të ligës turke u ndanë gjashtë kartonë të verdhë për Galatasararyn dhe pesë për Fenerbahcen, 11 në total.

Galata është aktualisht në vendin e tretë me shtatë pikë, ndërsa Fenerbahce në të shtatin me pesë sosh. /Telegrafi/

Foto: FlashScore