Policia në Pejë në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë kanë ndërmarrë një operacion për mbylljen e lokaleve të natës, ku janë shqiptuar gjoba dhe është arrestuar një person.
Sipas policisë, arsye për këtë aksion që u ndërmor gjatë fundjavës së kaluar, ishin ankesat e shumtë të qytetarëve për ndotje akustike.
Në fshatin Vitomiricë janë mbyllur tri lokale dhe është arrestuar një person për veprën “dëmtim i vulave zyrtare” si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.
Në fshatin Ozrim është mbyllur një lokal si dhe është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe për ndotje akustike.
Në qytetin e Pejës janë mbyllur tri lokale si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.