Telegrafi

“Mbylle”, Xhaka debaton ashpër me disa tifozë pas humbjes nga Unitedi

Foto: The Sun/Twitter

Arsenali u eliminua nga 1/16 e finales në FA Cup pasi humbën me rezultat 1-3 nga Manchester Unitedi në Emirates.

Këtë eliminim nuk e pritën aspak mirë tifozët Topçinjtë, të cilët ishin mjaft të nervozuar.

Në dalje të stadiumit Emirates ishte Granit Xhaka ai që vendosi të ndal veturën për të biseduar me tifozët që ishin mbledhur dhe normalisht që nervozizmi e bëri të vetën.

Granit Xhaka gjatë ndeshjes kundër Milanit në Ligën e Evropës (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Disa tifozë reaguar ashpër ndaj yllit shqiptar, i cili më pas iu kthye duke iu thënë “mbylleni gojën’, e që pas kësaj fjale përfundoi edhe durimi i Granit dhe kështu ai mbylli dritaren e veturës dhe vazhdoi rrugën.

Por, kishte edhe tifozët të cilët në këto momente shprehën mirëkuptimin dhe dashurinë për mesfushorin, ku për një moment u dëgjua njëri teksa thotë, “të duam”.

26-vjeçari këtë sezon është në mesin e lojtarëve që ka shfaqur formën më të mirë, përveç tre golave dhe një asistimi, ai është lojtari që trajneri Unai Emery po e përdorë pothuajse për çdo pozitë në mbrojte dhe mesfushë.

Xhaka iu bashkua Arsenalit në verën e 2016 për rreth 35 milionë funte (40.5 milionë euro) nga Borussia Monchegladbach. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=d8uVoGXJkdE