Site icon Telegrafi

Mbrojtësi kryesor i Real Madridit mund të tundohet nga oferta e majme arabe, Benzema e do në skuadër

Antonio Rudiger ndihet për mrekulli te “Los Blancos”, ku po fiton trofe të rëndësishëm, ndërsa është lideri i Carlo Ancelottit në mbrojtje. 

Por, milionat saudite mund ta tundojnë mbrojtësin gjerman, pasi Al-Ittihad, skuadër ku është kapiten Karim Benzema, ish-shoku i tij te Real Madridi, është gati t’i ofrojë rreth 13 milionë euro neto pagë në sezon.

Gjithsesi, për klubin arab do të jetë një mision pothuajse i pamundur bindja e Real Madridit për të lënë të lirë Rudigerin, që është nën kontratë deri në vitin 2026.

Kampionët e Spanjë dhe Evropës humbën shërbimet e kapitenit Nacho dhe nuk mund të lejojnë largimin e një tjetër qendërmbrojtësi.

Edhe vetë Rudiger preferon qëndrimin te Real Madridi, skuadër që i mundëson që të garojë çdo sezon për fitimin e trofeve prestigjiozë, ndërsa në këtë klub fiton diku mes 9 dhe 10 milionë euro./Telegrafi/ 

Exit mobile version