Telegrafi

Mbi Alvesin po rëndojnë akuza të rënda për sulm seksual – por çfarë thonë familjarët e tij

Dani Alves ka kaluar fundjavën e tij të parë në burg pa lirim me kusht me urdhër të kreut të një gjykate të Barcelonës pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare natën e 30 dhjetorit në një tualet të diskotekës Sutton.

Të premten, një gjyqtar që mbikëqyrte dëshminë pranoi kërkesën e prokurorisë të ushtruar nga ankuesja duke dërguar në burg 39-vjeçarin. Gjykatësi beson se Alves paraqet një rrezik të lartë ikjeje, duke pasur parasysh kapacitetin e tij financiar, dhe se vendbanimi i tij aktual i përhershëm është në Meksikë.

Dani Alves ka kërkuar të dëshmojë sërish para gjyqtarit pasi ka ofruar deri në tre versione të ndryshme të fakteve.

Lexo po ashtu Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

Cadena SER raporton se 39-vjeçari, të cilit sapo i është ndërprerë kontrata nga klubi meksikan Pumas, ka kërkuar të dëshmojë sërish para një gjyqtari pasi ka dhënë tre versione të ndryshme të ngjarjeve.

Në deklaratën e Alves për gjyqtarin, lojtari pranoi, sipas TV3, se ai ishte në diskotekë, por pohoi se ai ishte atje vetëm për një kohë të shkurtër dhe mohoi sulmin seksual që i atribuohej nga viktima. Një histori që, sipas gjyqtarit hetues, bie ndesh me provat e mbledhura nga autoritetet.

Lexo po ashtu Del edhe dëshmitari i dytë në rastin e Alves - provat shtohen për dënimin e brazilianit

Siç raporton TV3, Alves ka deklaruar tri gjëra të ndryshme: fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën që pretendohet se ka sulmuar seksualisht, më pas ka thënë se e ka parë, por nuk ka ndodhur asgjë dhe në fund ka thënë se është ajo që u hodh mbi të.

Ney Alves, vëllai i Danit, pranoi nga Brazili në programin Telecinco ‘Fiesta’ të paraqitur nga Emma Garcia se familja ishte e pafuqishme dhe se avokati nuk po i përmbushte pritjet.

Lexo po ashtu Ky është burgu dhe kushtet ekstreme në të cilat Dani Alves kaloi natën e tij të parë

“Ne jemi të pafuqishëm në këtë situatë. Mendoj se avokatja (Miraida Puente Ëislon) nuk po bën mirë”, deklaroi Ney.

Junior Alves, një tjetër nga vëllezërit e Alves, deklaroi se situata aktuale ishte e paqëndrueshme për të në një nivel emocional.

Lexo po ashtu Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves

“Nuk mund të duroj më”, potencoi Junior Alves.

“Ata po i kalojnë kufijtë. Është e ndaluar ta vizitosh. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Do të japim jetën nëse duhet për ta nxjerrë nga ky ferr”.

Dana Dinorah, ish-gruaja e Alves, gjithashtu beson se ai nuk do të kryente kurrë një akt kaq të shëmtuar. /Telegrafi/