Janë mbi 600 kompani që kanë zgjedhur të ndërpresin ose reduktojnë punën e tyre në Rusi, si masë kundër nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Një ekip i Universitetit Yale ka hulumtuar më shumë se 1,000 bizneseve të mëdha, ku sipas tyre, pavarësisht tërheqjeve të shumta, një numër i madh i bizneseve perëndimore po vazhdojnë punën e tyre normalisht në Rusi, përcjell Telegrafi.
Në listën e tyre, ekipi i ka dhënë “vlerësime” secilës kompani bazuar në atë se sa e kanë kufizuar punën në Rusi.
Bizneset si Heineken e Netflix janë vlerësuar me një “A” për ndalimin e angazhimeve në Rusi. Nga ana tjetër, kompanive si Emirates Airlines dhe JD u jepet një “F” për bërjen e “biznesit si zakonisht”.
Agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka nxitur një varg sanksionesh të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/