Telegrafi

Mbi 57 për qind e suedezëve mbështetin anëtarësimin në NATO

Çdo ditë e më shumë suedez po e mbështetin hyrjen e vendit të tyre në NATO, kështu të paktën ka treguar një anketë e realizuar së fundmi, derisa politikëbërësit si në Suedi ashtu dhe në Finlandë, po shqyrtojnë çështjen nëse pushtimi rus në Ukrainë do t’i jep fund neutralitetit ushtarak shumëvjeçar të tyre, shkruan Reuters.

Anketa është realizuar nga Demoskop që është porositur nga e përditshmja Aftonbladet, që tregoi se mbi 57 për qind e suedezëve tani përkrahin anëtarësimin në NATO, ndërsa vetëm dy muaj më parë kjo përqindje ishte 51, transmeton Telegrafi.

E numri i atyre që e kundërshtojnë anëtarësimin ka rënë në 21 për qind për dallim nga 24 sa ishte më parë. E ishte një anketë e mëparshme që po konsiderohet si e para, tregoi haptazi se shumica e suedezëve janë pro anëtarësimit në NATO.

Suedia nuk ka qenë në luftë që nga koha e Napoleonit dhe ka ndërtuar një “politikë të sigurt” – me mospjesëmarrjen e aleancës ushtarake.

Ndërkaq pushtimi i Ukrainës që Moska po e quan “operacion të veçantë ushtarak”, detyroi Suedinë që me seriozitet të madh ta trajtojë çështjen e statusit të vendit anëtar të NATO-s. /Telegrafi/