Telegrafi

Mbi 5.000 ushtarë të vrarë dhe shumë dëme materiale – të dhënat e fundit që tregojnë humbjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Se presidentit rus, Vladimir Putin “nuk i kanë dalë matjet ashtu siç planifikonte” e dëshmojnë edhe të dhënat në teren.

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, gjatë agresionit rus në Ukrainë, deri të hënën në mëngjes, ushtria ruse ka shënuar humbje të mëdha.

Në këtë drejtim, përveç humbjes së 5300 ushtarëve, ushtria ruse ndër tjerash ka pësuar edhe dëme materiale, duke përfshirë 29 aeroplanë luftarakë, 29 helikopterë, 191 tanke, si dhe 74 njësi artilerike.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Që nga ajo ditë, agresioni rus është dënuar nga e gjithë bota ndërsa për Ukrainën është ofruar mbështetje e madhe. /Telegrafi/