Telegrafi

Mbetet pa kontratë në verë, pesë top klube po tentojnë transferimin e Adrien Rabiot

Adrien Rabiot pritet të mbetet futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, pasi ai është futur në muajt e fundit të kontratës me Juventusin.

Ylli francez ka qenë një lider në mesfushën e Juventusit dhe e ardhmja drejtuesit e Zonjës së Vjetër po mundohen ta bindin për një kontratë të re.

Megjithatë francezi ende nuk ka vendosur për të qëndruar në Allianz Stadium dhe qysh tani është i lirë të nënshkruajë kontratë me klubin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Pas Inter dhe Barcelonës, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Rabiot

Gara për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit francez është e madhe, pasi janë plot pesë klube që janë duke kërkuar shërbimet e tij.

Barcelona e ka bërë prioritet nënshkrimin me Rabiot, por konkurrenca për të është shumë e madhe.

Sipas informacioneve të gazetarit të njohur sportiv Ekrem Konur, katalunasit kanë në konkurrencë skuadra si Inter, Newcastle United, Manchester United dhe Bayern Munich.

Lexo po ashtu Barcelona ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e yllit të Juventusit

Përfaqësuesit e futbollistit tanimë kanë pasur kontaktet e para me klubet e interesuara dhe e ardhmja e tij për momentin duket larg Juventusit.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/