Telegrafi

Mbështetëse e gjatë e pavarësisë, Cameron pas takimit me liderët: Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pas përfundimit të takimeve me liderët e Kosovës theksoi se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj.

Cameron në një postim në X shkruan se me liderët e Kosovës ka diskutuar lidhur me atë se si mund të punojnë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe si një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj. Faleminderit ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për takimin dhe diskutimin se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Cameron.

Ndryshe, ministri britanik pas takimit me ministren Gërvalla sot në një konferencë të përbashkët për media tha se ndodhet në Kosovë për të mbështetur, ndihmuar dhe promovuar shtetin e Kosovës.

Ai tha se Britania e Madhe është një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe sovraniteti të Kosovës. /Telegrafi/