Site icon Telegrafi

Mbërrin kërkesa për autorizim në Kuvend, Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Shkresa e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur në ambientet e Kuvendit dhe tashmë i takon Këshillit të Mandateve nëse do të lejojë arrestimin e deputetit socialist, raporton Telegrafi Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se në kërkesën drejtuar Kuvendit, autorizimi kërkohet për heqjen e lirisë së Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.

Kujtojmë se Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e impiantit të plehrave, të njohur si inceneratorët.

Më herët organi i akuzës ka kryer kontrolle në banesat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetaj, ku janë sekuestruar dhe një sasi parash.

Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën katër vepra penale: mos deklarimi apo fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave, dhe shpërdorimi i detyrës. /Telegrafi/

Exit mobile version