Telegrafi

Mbappe motivon bashkëlojtarët e tij para ndeshjes me Holandën

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian pasi mposhti Austrinë me rezultat minimal 1-0.

Francezët u frikësuan kur ylli i tyre më i madh Kylian Mbappe theu hundën dhe u zëvendësua, duke sjell frikë se ai mund të mungoj më gjatë.

Megjithatë kapiteni i Francës ka marrë vetën dhe do të luaj me maskë, derisa ka motivuar bashkëlojtarët e tij duke i thënë se duhet të argëtohen në fushë dhe të luajnë pa frikë.

Lexo po ashtu Mbappe poston mesazh të fshehtë me gjashtë fjalë mes frikës për përfshirjen e tij në Euro 2024

“Nuk duhet të kemi frikë nga asgjë, le të luajmë. Nëse luajmë, çdo gjë do te rregullohet”, thotë Mbappe.

Në ndeshjen e radhës Franca do të luaj të premten mbrëma ku është edhe sfida kryesore ndaj Holandës.

Lexo po ashtu Mbappe rikthehet në stërvitje te Franca - gjendja e tij befason të gjithë

Mbappe pritet të luaj në këtë takim dhe ai do të kërkojë golin e parë në një Evropian, pasi më parë nuk e ka arritur një gjë të tillë. /Telegrafi/