Site icon Telegrafi

Mbappe: Është tepër vonë për të pasur një karrierë si ajo e Messit, më duhet të frymëzohem nga Ronaldo

Kylian Mbappe dëshiron që karriera e tij të ndjekë një rrugë të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, pasi për ta ndjekur karrierën e Lionel Messit tashmë është shumë vonë.

Ylli i Paris Saint-Germain nuk e ka mohuar kurrë admirimin e tij për bashkatdhetarin Zinedine Zidane.

Por, Mbappe gjithashtu ka thurë elozhe edhe për dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, Messi dhe Ronaldo.

Lexo po ashtu Mbappe: Zidane idhulli im në fëmijëri

Talenti francez ka thënë se synon të ndjek një karrierë si ajo e Ronaldos.

“Nëse jeni francez, atëherë sigurisht që rriteni me Zidanen si idhulli juaj”, ka thënë fillimisht Mbappe për La Gazzetta dello Sport.

“Një tjetër idhull i imi ishte Cristiano Ronaldo, me të cilin unë tashmë kam qenë në gjendje ta masë veten si kundërshtar, me kombëtaren gjithashtu”.

Natyrisht, pasi emri i Ronaldos u përmend, ai i Messi u pasua menjëherë. Por, Mbappe mendon se është tepër vonë të përpiqesh të imitosh karrierën e tij.

Lexo po ashtu Mbappe e cilësoi idhull, Zidane përgjigjet

“Është tepër vonë për mua të kem një karrierë si Messi”.

“Do të më duhej të kisha qëndruar te Monaco. Por, pa marrë asgjë nga Messi , tani duhet të frymëzohem nga karriera e Cristianos”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version