Paris Saint-Germain vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket transferimeve në afatet kalimtare.
Ashtu si sezonin e kaluar, një projekt i ri do të nisë nga e para me Luis Enriquen si trajner.
Klubi francez ka sjellë tre lojtarë deri më tani: Marco Asensio dhe Milan Skriniar (të dy me kosto zero) dhe Manuel Ugarte (60 milionë euro).
Kampioni aktual i Ligue 1 ka më shumë se 30 lojtarë në skuadër për momentin dhe duhet të lirojë disa nga ta. Dy lojtarët kryesor në lisën e shitjes janë Neymar dhe, natyrisht, Kylian Mbappe.
Por Luis Campos – drejtor sportiv i PSG-së – po punon edhe për largimin e 12 lojtarëve të tjerë.
Keylor Navas, Abdou Diallo, Gini Wijnaldum, Colin Dagba, Julian Draxler dhe Layvin Kurzawa – të gjithë të huazuar në klube të tjera vitin e kaluar – nuk janë në plane e Luis Enriques.
Hugo Ekitite dhe Juan Bernat, gjithashtu do të jenë në treg. Mauro Icardi, Timothy Pembele, Leandro Paredes dhe Chadaille Bitshiabu do të kompletonin listën e transferimeve. /Telegrafi/