Stella Maxwell ka hequr flatrat e Victoria’s Secret teksa shfaqet e mrekullueshme në fotografitë e reja për revistën Love.
Nën regjinë e Hype Williams, 26-vjeçarja tregon format e saj me një veshje ngjyrë ari, transmeton TCH.
Me kamerën që xhiron ngadalë trupin e saj, modelja irlandeze lëviz nga cepi në cep teksa në sfond dëgjohet kënga “I Wanna Be Your Lover” e Prince.
Një sërë emrash të njohur dhe modele janë shfaqur në kalendarin tradicional të Love dhe publikohen në faqet e tyre çdo dhjetor.
Mes tyre, Rita Ora, Irina Shayk, Taylor Hill, Doutzen Kroes, Chrissy Teigen e Kim Kardashian. Shfaqja e Stella vjen pas fjalëve të një lidhje të re të saj me aktoren Kristen Stewart.
https://www.youtube.com/watch?v=N7Q39jd55kc