Telegrafi

Max Kruse: Muriqi është lojtar i nivelit të Bayernit, nuk do të befasohesha nëse vjen ndonjë ofertë nga ta

Sulmuesi gjerman i Fenerbahces, Max Kruse ka thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij, yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ka filluar me shkëlqim sezonin te Fenerbahce, duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e para në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi prizrenas këtë super-formë e ka vazhduar edhe te Kosova, ku ka shënuar në fitoren 2-1 ndaj Çekisë dhe ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një gol ndaj Anglisë.

Lexo po ashtu Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Forma e mirë me gola dhe asistime ka bërë që Muriqi të lidhet me shumë klube të mëdha evropiane si Manchester Unitedi, Tottenham Hotspur, Atletico Madridi dhe Lazio.

Momenti i golit të Muriqit ndaj Anglisë

Për yllin e Kosovës ka folur edhe bashkëlojtari i tij në sulm Kruse, i cili ka thurë elozhe për Muriqin.

Sipas tij, Vedati është lojtar i nivelit të gjigantit gjerman, Bayern Munich dhe nuk do të befasohej nëse Bavarezët do bënin ofertë për të.

Lexo po ashtu Presidenti i Fenerbahces, Ali Koç: Vedat Muriqi nuk largohet nën 30 milionë, vlera e tij vazhdon të rritet

“Vedati është lojtar i nivelit të Bayernit”.

“Nuk do të befasohesha nëse do të vjen ndonjë ofertë prej bavarezëve”, ka thënë Kruse. /Telegrafi/