Juventus dhe Barcelona po përpiqen të gjejnë një zgjidhje me Atletico Madridin për Alvaro Morata, por thuhet se Max Allegri ka refuzuar një shkëmbim me Memphis Depay, pasi trajneri italian dëshiron një qendërsulmues klasik në skuadër.
Afati kalimtar i janarit u ndez nga lajmi se Morata kërkohet nga trajneri i ri i Barcelonës, Xavi.
Juve nënshkroi me sulmuesin si huazim me një kontratë dy-vjeçare nga Atletico Madrid për 20 milionë euro me opsion blerjeje për 35 milionë euro të tjera në qershor të vitit 2022.
Megjithatë, Bianconerët nuk duket se synojnë ta marrin lojtarin në verë dhe Morata tashmë po kërkon një klub tjetër.
Catalunya Radio pretendon se dy klubet tashmë kanë një marrëveshje.
Barça i ka ofruar Juventusi një sulmues si Depay, si marrëveshje shkëmbimi, por Allegri e refuzoi këtë opsion.
Ai është në kërkim të një qendërsulmuesi klasik dhe nuk është i bindur nga forma e fundit e Depay.
Një alternativë tjetër është i përjashtuari nga Arsenali, Pierre-Emerick Aubameyang, por as ai nuk është ideal sepse paga e tij konsiderohet shumë e lartë dhe ai do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës muajin e ardhshëm.
Morata ka shënuar shtatë gola në 23 ndeshje për Juventusin këtë sezon./Telegrafi/