Site icon Telegrafi

Mauro Icardi së bashku me Maurizio Sarrin në Chelsea

UDINE, ITALY - MAY 06: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring a goal during the serie A match between Udinese Calcio and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mauro Icardi është zgjedhja e parë e Chelseat për sulmin nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe ata mund të paguajnë klauzolën e lirimit prej 110 milion euro, pretendon.

Lajmi i faqes së parë të së mërkurës në gazetën italiane Corriere dello Sport sugjeron se Sarri ka identifikuar argjentinasin si përforcim ideal për sulmin e tyre.

Trajneri italian e kishte kërkuar tashmë argjentinasin sa ishte në krye të Napolit, por nuk mundi të përmbushë çmimin e kërkuar, i cili në atë kohë ishte 100 milionë euro.

Mauro Icardi (Getty Images)

Icardi tani ka një klauzolë lirimi në kontratë, e vlefshme edhe vetëm për disa javë gjatë verës ndërsa për klubet jashtë Italisë kap shifrat e 110 milionë eurove.

E gjitha varet nëse Sarri do të punësohet në Chelsea, e cila nuk është aspak e sigurt pasi që po kërkojnë tetë milionë euro për largimin e tij, ani pse tashmë Napoli ka si trajner Carlo Ancelottin.

Lexo po ashtu Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain

Icardi deri tashmë ka shënuar 110 gola në vetëm 190 paraqitje në të gjitha garat për Interin.

Ai këtë sezon ishte golashënuesi më i mirë në ligën elitare italiane së bashku me Ciro Immobilen e Lazios që kanë realizuar secili nga 29 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version