Klubi turk, Galatasaray ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Mauro Icardi nga Paris Saint-Germain, teksa ka zbuluar edhe detajet.
Pas një sezoni si i huazuar, ku fituan titullin në Superligën e Turqisë, Galatasaray ka vendosur ta blejë përfundimisht Icardin.
Klubi turk ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të plotë me Paris Saint-Germain dhe lojtarin, i cili është prezantuar sot (e diel) në objektit e Galatasarayt.
✍️ Mauro Emanuel Icardi Rivero, Galatasaray'da! 💛❤️ pic.twitter.com/m7Ad9bfRUo
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) July 30, 2023
“Është arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Mauro Emanuel Icardi Rivero dhe klubin e tij Paris Saint Germain Football për transferimin e lojtarit”.
“Rrjedhimisht, një tarifë transferimi prej 10 milionë euro euro do t’i paguhet ish-klubit të futbollistit, me këste të shpërndara në 4 sezone”.
Profesyonel futbolcu Mauro Emanuel Icardi Rivero ve kulübü SAS Paris Saint Germain Football ile oyuncunun transferi konusunda anlaşmaya varılmıştır.
Buna göre, futbolcunun eski kulübüne, 4 sezona yayılmış taksitlerle, 10.000.000 EUR transfer bedeli ödenecektir.
Futbolcu ile… pic.twitter.com/zSVzpR8Ja5
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) July 30, 2023
“Me lojtarin është arritur një marrëveshje për 3 sezone duke filluar nga sezoni 2023-2024 dhe do të paguhet një tarifë sezonale neto prej 6 milionë për çdo sezon futbollistik”, thuhet në njoftimin e Galatasarayt.
Ndryshe, në sezonin e fundit, Icardi shënoi 22 gola dhe 7 asistime në 24 ndeshje në Superligën e Turqisë apo 23 gola e 8 asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/