Telegrafi

Mauro Icardi mund të quhet lojtar i Galatasarayt

RMC Sport raporton se Mauro Icardi arriti një marrëveshje me Galatasaray disa ditë më parë – por PSG dhe skuadra turke ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Fenerbahçe gjithashtu thuhet se është e interesuar, me afatin kalimtar që mbyllet këtë të enjte.

Foot Mercato raportoi se sulmuesi argjentinas shpresonte të kalojë si i huazuar pa opsion blerjeje për të kaluar te gjiganti turk në orët e ardhshme.

Sipas  L’Equipes, Fernabahçe synon të mposhtë ofertën e rivalëve të tyre për Icardin – dhe gjithashtu hyri në bisedime për sulmuesin në fundjavën e kaluar, me lojtarin e interesuar për të kompletuar transferimin në Turqi.

Lexo po ashtu Icardi dhe Wanda ndodhen në Stamboll, pritet kalimi te Galatasaray

Icardi dhe gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, shkuan në Stamboll  javën e kaluar për të takuar bordin e Galatasarayt. Përgjigja e tyre ndaj vizitës ishte shumë pozitive – ata u ndjenë shumë të mirëpritur dhe vlerësuan mikpritjen e tyre.

Diskutimet mes dy klubeve janë përshpejtuar në orët e fundit – fillimisht ka pasur diskutime për një opsion të mundshëm blerjeje të përfshirë në huazim, por kjo ka rezultuar shumë e ndërlikuar dhe po shkohet drejt një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë huazimi.

PSG gjithashtu ka rënë dakord të paguajë një pjesë të pagës së Icardit gjatë kohëzgjatjes së huazimit – 29-vjeçari tani po përpiqet të ushtrojë presion mbi të gjitha palët për ta bërë këtë lëvizje të mundshme. Icardi nuk ka luajtur ende asnjë minutë me PSG-në këtë sezon dhe është i vetëdijshëm se pozicioni i tij në skuadrën e Kupës së Botës është i pasigurt. /Telegrafi/