Telegrafi

Mattarella viziton Shqipërinë: Mbështesim procesin e integrimit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti me një ceremoni zyrtare homologun e tij italian Sergio Mattarella, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Pas një ore takim në Pallatin e Brigadave, Begaj dhe Mattarella zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat, ku zbulan dhe se çfarë diskutuan në takimin e tyre.

Presidenti italian theksoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa e cilësoi si një nga partneret më të rëndësishme në Ballkan.

“Ne jemi të gatshme për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. Shqipëria është një partnere mjaft e rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Janë të rëndësishme edhe bashkëpunimet kulturore. Kujtojmë komunitetin arbëresh në Itali, duke materializuar që përmes traditave dhe zakoneve specifike, kështu që raporti në të gjitha fushat, të kontribuojmë për ta kultivuar këtë miqësi edhe në brezat e rinj”, tha Mattarella.

“Ky bashkëpunim kulturor është shumë i rëndësishëm. Italia është gatshme që të kontribuojë edhe në sajtet që mbrohen nga Unescko në Shqipëri. Shqipëria është kryesore në Evropë, jo vetëm për marrëdhënien me Italinë por edhe më Europën. Ne do të jemi gjithmonë mbështetës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, është shprehur presidenti i Italisë Sergio Mattarella.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Mattarella parti edhe një takim me Kyreministrin Edi Rama.

Presidenti italian pritet të takohet dhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. /Telegrafi/