Juan Mata është i bindur se David de Gea është i lumtur te Manchester Unitedi dhe se do ta vazhdojë karrierën në Old Trafford.
Qe një kohë të gjatë, Real Madridi është në kërkim të shërbimeve të portierit spanjoll, por sipas bashkëkombësi i tij, gardiani është i kënaqur te Djajtë e Kuq.
“David tashmë është një veteran këtu. Ai ka bërë shumë vite këtu. Të gjithë e dimë kontributin e tij në ekip”, ka deklaruar Mata.
“Janë përhapur shumë thashetheme. Imagjinoni deri në qershor, korrik, gusht sa shumë do të flitet”.
“Ai është i relaksuar këtu, dhe është duke menduar vetëm për pjesën tjetër të sezonit, pa menduar për tregun e verës”, ka theksuar Mata.
Los Blancos janë të interesuar për një portier klasi, ndërsa pos De Geas, në planet e tyre është edhe portieri i Chelseat, Thibaut Courtois.
Ata madje planifikojnë ta përfshijnë edhe James Rodriguezin e si pjesë të marrëveshjes për ish-portierin e Atletico Madridit. /Telegrafi/