Telegrafi

Massimiliano Allegri është larguar nga Juventusi pas pesë vitesh – gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë dhe situata e secilit

Juventusi do të kërkojë një trajner të ri pasi Massimiliano Allegri do të largohet nga klubi në këtë verë.

Kampionët italianë njoftuan për largimin e Allegrit në një deklaratë për të gjithë të premten.

Trajneri i ka fituar pesë tituj të Serie A në pesë sezone me klubin torinez.

Lexo po ashtu Zyrtare: Allegri largohet nga Juventusi

Më poshtë i gjeni gjashtë kandidatët që mund ta zëvendësojnë atë në krye të Juventusit.

Mauricio Pochettino (Tottenham)

Argjentinasi u vlerësua shumë në Torino para se të arrinte marrëveshje  me Tottenhamin në vitin 2014.

“Ai e ka ADN-në e Juventusit “, tha kohët më parë Andrea Pirlo.

Ai e ka drejtuar Spurs në finalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe ka një kontratë me klubin e Londrës deri në vitin 2023.

Pochettino ka klauzolë lirimi dhe ka shumë gjasa që të largohet në fund të sezonit.

Antonio Conte (i papunë)

Conte e udhëhoqi Juventusin në tre titujt e parë të Scudetto-ve, pas rikthimit nga Serie B.

Ai vazhdoi tutje pas disa problemesh me menaxhmetin e Juves.

Problemi është se Giuseppe Marotta, ish-drejtor sportiv i Juves është tani në Inter dhe tashmë ka rënë dakord që ta çojë atë te Nerazzurët.

Didier Deschamps (Francë)

Ashtu si Conte, Deschamps ka luajtur për Juventusin dhe e ka qenë trajner edhe më parë.

Francezi e udhëhoqi klubin në promovim nga Serie B në vitin 2007.

Ai së fundmi e fitoi Kupën e Botës me Francën verën e kaluar.

Megjithatë, largimi nga ekipi kombëtar francez nuk do të jetë i lehtë.

Simone Inzaghi (Lazio)

Trajneri i Lazios është trajneri në modë në Serie A në këtë moment, së bashku me atë të Atalantas, Gian Piero Gasperinin.

Inzaghi ka kaluar tre sezone të suksesshme në krye të Lazios dhe së fundmi e fitoi Kupën e Italisë.

Maurizio Sarri (Chelsea)

Ylli i madh në listën e ngushtë. Sarri nuk e ka bindur Chelsean pavarësisht kualifikimit për Ligën e Kampionëve dhe arritjen e finales në Ligën e Evropës që në vitin e tij të parë.

Ai është i njohur për futbollin tërheqës që luajnë skuadrat e tij.

Ai e kishte mbyllur  pas Juventusit me Napoli në sezonin e 2017-18 në Serie A.

Pep Guardiola (Manchester City)

Emërimi i ëndrrave për Juven.

Guardiola e ka bërë të qartë se e ka ndërmend të qëndrojë në Manchester City.

Por klubi anglez aktualisht është nën hetim të Financiar Fair Play.

Te Juve mendojnë se mund ta bindin atë të shkojë në Torino. /Telegrafi/