Juventusi do të kërkojë një trajner të ri pasi Massimiliano Allegri do të largohet nga klubi në këtë verë.
Kampionët italianë njoftuan për largimin e Allegrit në një deklaratë për të gjithë të premten.
Trajneri i ka fituar pesë tituj të Serie A në pesë sezone me klubin torinez.
Më poshtë i gjeni gjashtë kandidatët që mund ta zëvendësojnë atë në krye të Juventusit.
Mauricio Pochettino (Tottenham)
Argjentinasi u vlerësua shumë në Torino para se të arrinte marrëveshje me Tottenhamin në vitin 2014.
“Ai e ka ADN-në e Juventusit “, tha kohët më parë Andrea Pirlo.
Ai e ka drejtuar Spurs në finalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe ka një kontratë me klubin e Londrës deri në vitin 2023.
Pochettino ka klauzolë lirimi dhe ka shumë gjasa që të largohet në fund të sezonit.
Antonio Conte (i papunë)
Conte e udhëhoqi Juventusin në tre titujt e parë të Scudetto-ve, pas rikthimit nga Serie B.
Ai vazhdoi tutje pas disa problemesh me menaxhmetin e Juves.
Problemi është se Giuseppe Marotta, ish-drejtor sportiv i Juves është tani në Inter dhe tashmë ka rënë dakord që ta çojë atë te Nerazzurët.
Didier Deschamps (Francë)
Ashtu si Conte, Deschamps ka luajtur për Juventusin dhe e ka qenë trajner edhe më parë.
Francezi e udhëhoqi klubin në promovim nga Serie B në vitin 2007.
Ai së fundmi e fitoi Kupën e Botës me Francën verën e kaluar.
Megjithatë, largimi nga ekipi kombëtar francez nuk do të jetë i lehtë.
Simone Inzaghi (Lazio)
Trajneri i Lazios është trajneri në modë në Serie A në këtë moment, së bashku me atë të Atalantas, Gian Piero Gasperinin.
Inzaghi ka kaluar tre sezone të suksesshme në krye të Lazios dhe së fundmi e fitoi Kupën e Italisë.
Maurizio Sarri (Chelsea)
Ylli i madh në listën e ngushtë. Sarri nuk e ka bindur Chelsean pavarësisht kualifikimit për Ligën e Kampionëve dhe arritjen e finales në Ligën e Evropës që në vitin e tij të parë.
Ai është i njohur për futbollin tërheqës që luajnë skuadrat e tij.
Ai e kishte mbyllur pas Juventusit me Napoli në sezonin e 2017-18 në Serie A.
Pep Guardiola (Manchester City)
Emërimi i ëndrrave për Juven.
Guardiola e ka bërë të qartë se e ka ndërmend të qëndrojë në Manchester City.
Por klubi anglez aktualisht është nën hetim të Financiar Fair Play.
Te Juve mendojnë se mund ta bindin atë të shkojë në Torino. /Telegrafi/